انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٢

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ مَنْ إِلَـٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِلَيْلٍ تَسْكُنُونَ فِيهِ ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ٧٢

Thuaj: “Pa mendoni, po ta bënte Allahu ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut mund t’ju sjillte natën që të pushoni? A nuk shihni?” - A nuk e shihni ditën, që ju sjell dobi duke ju mësuar shumë gjëra dhe duke ju ndriçuar, që të ndiqni rrugën e drejtë. Vërej me kujdes! Kur foli për natën, Allahu thotë: ”A nuk po dëgjoni?” Ndërsa për ditën thotë: ”A nuk shikoni?” Arsyeja është se gjatë natës, forca e dëgjimit është më e rëndësishme e dobiprurëse sesa forca e shikimit dhe e kundërta është gjatë ditës. Në këto ajete kemi një nxitje që robi të meditojë në mirësitë e Allahut dhe të përpiqet të shohë se çfarë dobish i sjellin këto mirësi. Le të mendojë se si do të ishte gjendja e tij nëse nuk do t’i kishte ato mirësi. Nëse robi do të krahasojë dy gjendjet, do të kuptojë më qartë mirësinë që Zoti i ka dhënë. Ndryshe ndodh me dikë që vazhdon të shijojë e kënaqet me mirësitë e Allahut dhe zemra e tij vazhdon të jetë e verbër dhe të mos i shohë ato mirësi dhe të mos e përlëvdojë Zotin e tij, që ia dhuroi. Ajo zemër nuk e njeh varfërinë, përunjësinë dhe nevojën e madhe ndaj Zotit në çdo gjendje. Ai nuk arrin që, nëpërmjet meditimit, të ngjallë në zemër mirënjohjen ndaj Zotit.