انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦٧

فَأَمَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَـٰلِحًا فَعَسَىٰٓ أَن يَكُونَ مِنَ ٱلْمُفْلِحِينَ ٦٧

Për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira... -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi se do t’i pyesë krijesat për të adhuruarit e tyre në dynja dhe rreth profetëve që dërgoi ndër ta. Ndërsa në këto ajete na tregon rrugën përmes së cilës robi mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut dhe të arrijë fitoren. Ai na tregon se nuk ka shpëtim tjetër, veçse përmes pendimit nga shirku dhe gjynahet. I shpëtuar është vetëm ai që beson Allahun korrektësisht dhe e adhuron Atë me sinqeritet, që beson profetët dhe mesazhet e tyre, si edhe bën punë të mira, sipas këshillave dhe rrugës së profetëve.... ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit. - Ai që i ka këto cilësi shpresohet që të jetë nga muflihun-ët, pra, të fituarit, që arrijnë të përmbushin synimet e tyre dhe të shpëtojnë nga çdo gjë që i druheshin. Askush nuk mund të arrijë këtë pa cilësitë e lartpërmendura.