القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ ٦٢
Allahu i Madhëruar na njofton se për çfarë do t’i pyesë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Ai do t’i pyesë ata për gjërat themelore dhe bazat e besimit. Do të pyeten për besimin dhe adhurimin e Allahut dhe se si iu përgjigjën profetëve. Ai thotë:Atë ditë, Ai(Allahu)do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” - Allahu i Lartësuar nuk ka shokë në adhurim dhe as në pushtetin e Tij, por kështu shpifën e trilluan idhujtarët në dynja. Prandaj Zoti u thotë atë ditë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit? Ku janë ata idhuj dhe ku është dobia dhe ndihma që shpresonit prej tyre?” Është e ditur se atë ditë atyre do t’u bëhet e qartë se ajo që e adhuruan dhe e shpresuan në dynja është e kotë dhe nuk u sjell asgjë që e shpresonin. Ata do të pohojnë me gojën e vet se ishin në humbje e vetëmashtrim: