القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّكَ لَا تَهْدِى مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ ٥٦
Ti nuk mund ta udhëzosh atë që ti do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri ata që epranojnë (dhe e meritojnë) udhëzimin. -Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij, Muhamedit (a.s), dhe të tjerëve: Ti nuk mund të udhëzosh kë dëshiron, edhe sikur të jetë njeriu më i dashur për ty. Kjo është diçka e pamundur për krijesën. Asnjë krijesë nuk mund të japë udhëzimin e plotë të dhënies sukses pra që të krijojë imanin në zemrën e robit. Kjo është në dorën e Zotit të Lartësuar dhe ai e krijon imanin në zemrën e kujt dëshiron nga robërit e Tij. Ai ia jep udhëzimin e plotë atij që dëshiron dhe Ai e di më së miri se kush është i përshtatshëm për udhëzimin e Tij të plotë. Ai i di edhe ata që nuk e meritojnë udhëzimin e Tij dhe i lë në humbjen ku janë zhytur dhe të cilën e kanë preferuar për veten e vet. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë..." [Shura 53]. Pra, pohon se edhe Profeti udhëzonte në rrugë të drejtë. Por këtu është fjala për një tjetër lloj udhëzimi: për qartësimin e së vërtetës. Dhe nuk ka dyshim se Profeti (a.s) qartësonte të vërtetën e Zotit. Profeti u qartësoi krijesave rrugën e drejtë dhe i nxit ata për ta pasuar. Ai shpenzoi çdo forcë e mundësi që kishte që njerëzit të ndiqnin dhe pranonin këtë rrugë të drejtë. Megjithatë, Profeti nuk kishte në dorë të krijonte iman në zemrat e njerëzve dhe t’u jepte forcë që të bënin punë të mira sipas imanit të tyre, sepse kjo është në duart e Krijuesit, që, me urtësinë, diturinë dhe butësinë e Tij, ia jep kujt të dëshirojë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët që i thoshin Profetit mohuesit dhe idhujtarët kurejshë: