انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٣

وَإِذَا يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِهِۦٓ إِنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّنَآ إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلِهِۦ مُسْلِمِينَ ٥٣

Kur u këndohet ai(Kur'ani), ata thonë: “Ne e besojmë atë, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. - Kur u këndohet ai (Kur'ani), ata e dëgjojnë me vëmendje e nënshtrim dhe thonë: “Ne e besojmë atë, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. Ne e besojmë, sepse ai përputhet me mesazhin që sollën të gjithë profetët dhe atë që sollën librat e shenjtë. Ai ka sjellë lajme të vërteta dhe urdhëresat e ndalesat e tij janë të drejta dhe të urta. Ato janë në përputhje me urtësinë e Zotit. Këtyre lloj njerëzish u pranohet dëshmia, sepse flasin e dëshmojnë atë që e dinë mirë. Ata janë njerëz që kanë libra dhe kanë dituri të thellë rreth shpalljeve të Zotit. Ndërsa mohimi i të tjerëve është tërësisht i pavlefshëm, sepse bëhet i ndërtuar mbi dyshime e pasiguri. Ata ose janë injorantë që nuk dinë aspak rreth së vërtetës, ose bëjnë sikur nuk dinë dhe janë mohues kokëfortë e arrogantë. I Madhëruari thotë: "Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.” Ata thonë: “I lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur. Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani)ua shton edhe më shumë përuljen." [Isra 107 – 109]. Ndërsa këtu thotë:Ne edhe para tij kemi qenë muslimanë(të dorëzuar një Zoti të vetëm).” - Ne qëndruam në bazat e imanit, që na i dhuroi Zoti. Për këtë arsye ne e pranuam dhe e besuam Kur'anin. Ne i besuam të gjitha shpalljet e Zotit, si të parat, ashtu edhe të fundit. Ndërsa ai që mohon Kur'anin nuk ka iman as për shpalljet e para.