القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَرَدَدْنَـٰهُ إِلَىٰٓ أُمِّهِۦ كَىْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ وَلِتَعْلَمَ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ١٣
Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma... - Kështu, Allahu e ktheu atë tek e ëma, ashtu siç premtoi....që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej... - Ai do të rritej në gjirin e nënës së vet dhe ajo do të kënaqej me të, e qetë dhe e sigurt për birin e saj. Jo vetëm që do të gëzohej dhe kënaqej me të birin, por do të merrte edhe shpërblime e furnizim të bollshëm nga obori i Faraonit për djalin. Ky është përkujdesi i Allahut të Madhëruar.dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. -Prandaj Zoti i tregoi asaj përmbushjen e disa premtimeve që i dha, që zemra e saj të qetësohej, imani t’i shtohej e forcohej dhe për të qenë e qetë me premtimet e tjera të Allahut, se edhe ato do të përmbusheshin. Allahu i Madhëruar do ta ruante Musain (a.s) dhe do ta bënte një profet të madh.Por, shumica e tyre nuk e dinë. - Shumë njerëz, kur shohin kushte jo të favorshme dhe të pashpresa, dobësohen në imanin e tyre. Kjo ndodh sepse dituria e tyre është e mangët dhe nuk e dinë se Allahu i Madhëruar, para se të plotësojë e përmbushë çështjet e mëdha, sjell e vendos sprova e pengesa të mëdha, vështirësi dhe sfida, në dukje të pakalueshme. Kështu vazhdoi Musai të jetonte në familjen e pallatin e Faraonit, të edukohej në mbretërinë e tij dhe të merrte pjesë në rrethin e tyre. Ai vishej si ata dhe kishte trajtimin dhe mirësitë që gëzonin ata. Në këtë gjendje, nëna e Musait ishte e qetë dhe e sigurt. Tashmë të gjithë e shihnin atë si nënën e Musait nga gjiri dhe askush nuk e shihte me dyshim përkujdesin dhe dhembshurinë e dashurinë e saj për Musain. Mendo pak për butësinë dhe përkujdesjen e mëshirshme të Zotit për Musain deri në atë masë saqë e ruajti edhe nga gënjeshtra. Ai ia lehtësoi çështjet, pasi edhe pse të tjerët mendonin se lidhja mes tij dhe nënës së vet ishte për shkak të gjidhënies, kur ai i thërriste asaj "nënë" dhe mes tyre kishte dashuri dhe afrimitet të madh, gjithçka ishte e vërtetë e jo gënjeshtër. Pra, Zoti bëri që situata të krijohej në atë mënyrë që të mos detyroheshin të gënjenin dhe të mos takoheshin dhe kujdeseshin për njëri- tjetrin fshehtazi.