القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَقَالَتْ لِأُخْتِهِۦ قُصِّيهِ ۖ فَبَصُرَتْ بِهِۦ عَن جُنُبٍ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ١١
Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” -Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi:Kështu ajo(e motra)e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. - Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit.