الشعراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنتُم مُّجْتَمِعُونَ ٣٩ لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُوا۟ هُمُ ٱلْغَـٰلِبِينَ ٤٠
Edhe popullit iu tha: “A do të mblidheni, që t’u shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të dalin fitimtarë?” - U bë një ftesë për të gjithë njerëzit, që të merrnin pjesë në këtë tubim. Ata u thoshin njerëzve të mblidheshin, që t’i përkrahnin magjistarët, në mënyrë që të fitonin. Ata u thoshin: “Ejani të tubohemi dhe të shohim fitoren e magjistarëve mbi Musain, sepse ata janë shumë të zotë në magji! Mblidhuni të dëshmoni aftësitë e tyre të mëdha dhe dhe t’i nderoni ata, si vlerësim të magjisë!” Nëse ata do të synonin të vërtetën, do të thoshin: “Ejani në tubim dhe të shohim kush do të fitojë, dhe kështu të pasojmë të vërtetën!” Por, që në fillim të përballjes, ata e kishin përcaktuar se çfarë synonin, pra, donin thjesht refuzimin e Musait. Por ata të mjerë nuk e kuptonin se tashmë nuk do të kishte për ta asnjë justifikim për mospranimin e së vërtetës.