الشعراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١
Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është Ngadhënjimtari, Krenari e Madhështori, që askush nuk mund ta përfshijë me diturinë e tij si krijesë. Dituria e krijesave është e vogël dhe e ngushtë për ta përfshirë Atë. Me krenarinë e pushtetin e Tij ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është Mëshirëploti, që mëshirën e ka përshkrim të pandashëm. Prej gjurmëve të kësaj mëshire janë të gjitha mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, që kur Zoti e bëri të ekzistojë kjo botë, e deri në pafundësi. Treguesi i krenarisë dhe pushtetit të Tij është edhe fakti që Ai i shkatërroi të gjithë ata që mohuan profetët dhe treguan armiqësi ndaj tyre. Pjesë e mëshirës së Tij është fakti që Ai i shpëtoi të dashurit e Tij profetë dhe besimtarët që e pasuan. Më parë, Allahu përmendi historitë e profetëve dhe ndodhitë e tyre me popujt përkatës, si dhe ftesën e vazhdueshme dhe me durim që ata bënë. Ai tregoi, gjithashtu, edhe se si reaguan ata popuj ndaj shpalljeve dhe refuzimin e tyre të padrejtë. Në fund, Ai përmendi se si i shkatërroi armiqtë e besimit dhe të besimtarëve dhe bëri që profetët dhe besimtarët të jenë të fituarit. Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për profetin Muhamed, të nderuarin dhe fisnikun, si dhe për Shpalljen që iu dha atij. Ai na tregon se në këtë libër ka udhëzim të plotë për ata që janë të mençur dhe të urtë: