الفرقان
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَعِبَادُ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى ٱلْأَرْضِ هَوْنًا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلْجَـٰهِلُونَ قَالُوا۟ سَلَـٰمًا ٦٣
Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë,... -Nënshtrimi ndaj Zotit është dy llojesh:1. Nënshtrim ndaj rububijes së Tij. Këtë lloj nënshtrimi e kanë të gjitha krijesat, si muslimanët, ashtu edhe mohuesit, të mirët dhe të këqijtë. Pra, të gjithë janë rob dhe të nënshtruar ndaj Allahut, nën kujdesin dhe sundimin e Tij. Zoti thotë: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob." [Merjem 93].2. Nënshtrim ndaj uluhijes, pra, të qenurit rob dhe i nënshtruar për të adhuruar Zotin dhe për të kërkuar mëshirën e Tij. Ky lloj nenshtrimi dhe adhurimi është nënshtrimi i profetëve dhe evlijave të Zotit. Është pikërisht ky lloj nënshtrimi dhe përunjësie që përmendet në këto ajete. Allahu i Madhëruar i quan ata ‘rob e të nënshtruar në adhurimin ndaj Rahmanit’, pra, rob të Rahmanit, për të treguar se ata arritën në këtë gradë nëpërmjet mëshirës së Tij. Ai thotë se cilësitë e tyre janë më të mirat. Ja si i përshkruan Ai robërit e Tij në një ajet tjetër: "... janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Janë të qetë, modestë, të përulur ndaj Allahut dhe të sjellshëm dhe të mirë me krijesat e Tij. Ky është përshkrimi dhe pamja e tyre: ata janë plot fisnikëri, qetësi e modesti si në sjellen me Zotin, ashtu edhe në sjelljen me krijesat.... e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe(selâm)!”- Kur njerëzit u drejtohen me fjalë injorantësh dhe të padrejtësh, ata thonë: ‘Selam’. Pra, u thonë fjalë që nuk të ngarkojnë me gjynah dhe fjalë që nuk janë të njëjta me fjalët e injorantëve. Kjo është një lëvdatë për ta, sepse i përshkruan si të dhembsur, të mëshirshëm e të butë. Janë aq të butë e tolerantë, saqë edhe keqbërësve u përgjigjen me bamirësi dhe falje. Ata i karakterizon një logjikë e shumë ekulibruar dhe maturi e pashembullt. Janë pikërisht maturia dhe mençuria e tyre që i bën të sillen në këtë mënyrë të vetëpërmbajtur.