الفرقان
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسْجُدُوا۟ لِلرَّحْمَـٰنِ قَالُوا۟ وَمَا ٱلرَّحْمَـٰنُ أَنَسْجُدُ لِمَا تَأْمُرُنَا وَزَادَهُمْ نُفُورًا ۩ ٦٠
Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?" - Kur ftohen që ta adhurojnë dhe t’i bien në sexhde Rahmanit, i cili i begaton me gjithë ato mirësi dhe i ruan nga të gjitha ligësitë, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?", duke e refuzuar kështu adhurimin e Tij. Ata i thonë këto fjalë duke sjellë një pretendim të kotë se gjoja nuk e njohin Rahmanin. Madje këtë e përdorin si pretekst për të cenuar Profetin (a.s). Idhujtarët thoshin: Ai na ndalon që t’i lutemi zotave të tjerë, kurse për vete lutet dhe thotë: “O Rahman!” A thua se po i ftonte të adhuronin ndonjë zot tjetër! Prandaj Allahu i Madhëruar thotë në ajete të tjera: "Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er-Rahman - me cilindo (prej emrave)që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit." [Isra 110]. Kështu, emrat e Allahut janë shumë, e po kështu edhe cilësitë dhe atributet e Tij. Çdo cilësi e Tij është treguese e madhështisë së Tij dhe faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu është i Pashoq dhe i Pashembullt. Por mohuesit që refuzojnë ta njohin Atë, gjithmonë do të gjejnë arsyetime për të refuzuar adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ata thonë gjithashtu:"A t’i bëjmë sexhde sepse na urdhëron ti?!” - Vallë, do t’i përulemi në sexhde veçse për shkak se po na urdhëron ti?! Ky qëndrim i tyre ishte sepse ata e mohonin Muhamedin si profet të Zotit dhe për shkak të mendjemadhësisë së tyre ndaj Zotit. Këtyre të mjerëve ftesa në të mirë veçse ua shton largimin nga e vërteta, siç thotë i Lartësuari:...dhe kjo ua shtoi edhe më shumë largimin(nga besimi i drejtë). -Ftesa për t’i rënë në sexhde Rahmanit ua shtoi edhe më shumë largimin nga e vërteta dhe e drejta, ua shtoi mohimin dhe dëshpërimin.