انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الفرقان
السورة ٢٥

الفرقان

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٩

لَّقَدْ أَضَلَّنِى عَنِ ٱلذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَآءَنِى ۗ وَكَانَ ٱلشَّيْطَـٰنُ لِلْإِنسَـٰنِ خَذُولًا ٢٩

Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë(të Zotit)pasi më pati ardhur(qartësisht dhe plotësisht). –Shejtani ia zbukuroi gjendjen e humbjes dhe mosbesimit, duke e mashtruar dhe nxitur për poshtërsi.Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun. -Ai ia zbukuron njeriut të kotën dhe ia shëmton të drejtën dhe të vërtetën. Ai mbush njeriun me ëndrra të kota dhe pastaj e braktis në momentet më të vështira. Madje, kur çdo gjë të ketë marë fund, ai u thotë pasuesve të vet: "Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm." [Ibrahim 22]. Atëherë, le të shohë robi me vëmendje veten e vet sa është në kohë dhe le të rregullojë lidhjen me Zotin, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më mundësi. Le të miqësohet dhe t’ia besojë çështjet e veta Allahut, sepse miqësia me Të dhe futja nën kujdesin e Tij është vetë lumturia e dynjasë dhe ahiretit. Le ta quajë shejtanin armik dhe ta urrejë atë, sepse kjo do t’i sjellë dobi të madhe. Le ta dijë, gjithashtu, se miqësimi dhe ndjekja e hapave të shejtanit do ta dëmtojë dhe dëshpërojë pafundësisht, nëse nuk kthehet dhe pendohet tek Zoti. Allahu i jep mirësi dhe sukses atij që dëshiron.