الفرقان
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ يَوْمَئِذٍ خَيْرٌ مُّسْتَقَرًّا وَأَحْسَنُ مَقِيلًا ٢٤
Banorët e Xhenetit do të jenë mirë atë Ditë në banesën e tyre dhe do të kenë vendin më të mirë për pushim. - Atë ditë të tmerrshme, me llahtari të paparë, banorët e Xhenetit do të jenë në një vend të qetë dhe të mirë. Janë pikërisht ata të cilët besojnë në Allahun, bëjnë punë të mira dhe i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre. E si mund të jenë këta të trishtuar dhe të dëshpëruar, ashtu si banorët e Zjarrit? Vendi dhe qetësimi i tyre është në Xhenet, atje ku do të rehatohen plotësisht mes mirësive të shumta, që nuk prishen nga asnjë ligësi. Banorët e Xhehenemit, ndërkohë, do të jenë në zjarr e ndëshkim, në vuajtje e torturë. Sigurisht, kur Zoti thotë se banorët e Xhenetit janë në vend më të mirë se banorët e zjarrit, nuk do të thotë se këta të fundit kanë ndonjë vend të mirë në të, por për ta bërë sa më të dukshëm mirësinë e xhenetlinjve dhe dëshpërimin e xhehenemlinjve. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: "A është më i mirë Allahu, apo ata që ia bëjnë shok?” [Neml 59]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton për madhështinë e Ditës së Gjykimit dhe për tmerret që do të mbartë ajo. Ai thotë: