انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النور
السورة ٢٤

النور

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٠

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ ٢٠

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,(do t’ju kapte një dënim i madh). ... -Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit.Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë. -Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera. Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë: