النور
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَيُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ١٨
Dhe Allahu i sqaron për ju Argumentet... -Ajetet e Allahut të Madhëruar janë të mbushura me dobi të shumta. Në to ka këshilla, ligje e dispozita, qortime e kërcënime, inkurajime e nxitje për punë të mira. Të gjitha këto Allahu i Madhëruar na i sqaron në formën më të plotë dhe të kuptueshme....dhe Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Allahu është absolut dhe i plotë në diturinë e Tij dhe i paanë në urtësinë e Tij. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë edhe këto njohuri që u dhuroi dhe u shpalli adhuruesve të Tij. Këto njohuri dhe ligje kanë për t’ju sjellë dobi në çdo kohë e vend. Madje, nuk mund të arrihet lumturia dhe rregullimi i njerëzve ndryshe, por veçse përmes këtyre porosive e ligjeve të sjella përmes Shpalljes. Askush nuk e di dhe gjykon të mirën për krijesat më mirë se Krijuesi i tyre i Gjithëditur dhe i Urtë.