انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النور
السورة ٢٤

النور

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٢

لَّوْلَآ إِذْ سَمِعْتُمُوهُ ظَنَّ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتُ بِأَنفُسِهِمْ خَيْرًا وَقَالُوا۟ هَـٰذَآ إِفْكٌ مُّبِينٌ ١٢

Përse vallë, kur besimtarët dhe besimtaret e dëgjuan atë (shpifje), të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thoshin: “Kjo është një shpifje e qartë”? -Domethënë, është detyrë për besimtarët që të mendojnë mirë për njëri-tjetrin. Ata duhet të mendojnë gjithmonë se besimtarët janë të pastër nga shpifjet, pasi imani e largon besimtarin dhe besimtaren nga ato vepra të ulëta. Madje, besimtarët për të tilla shpifje thonë: “I Pastër dhe i Dëlirë je, o Zot, nga mendimi i gabuar se Ti mund t’i lësh besimtarët e mirë që të bien në të tilla poshtërsi!” Kështu, nëse do t’i pranonin si të vërteta të tilla shpifje për besimtarët e mirë, kjo do të ishte një shpifje për vetë Zotin, i cili kurrë nuk do t’i linte besimtarët dhe besimtaret e Tij të dashur që të bien në të tilla poshtërsi, sepse është i pastër nga të tilla gjëra, që bien ndesh me urtësinë dhe dashurinë e Tij për besimtarët. Ky duhet të jetë mendimi që duhet të mbizotërojë në mendjen dhe zemrat e besimtarëve për njëri-tjetrin dhe që është detyrë e domosdoshme dhe e ndërsjelltë për ta. Është detyrë që, së pari, të tilla fjalë të përgënjeshtrohen në zemër e të mos përhapen më tutje dhe, nga ana tjetër, të përgënjeshtrohen ata që i thonë, madje të mbahet qëndrim ndaj tyre.