انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المؤمنون
السورة ٢٣

المؤمنون

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٨

وَٱلَّذِينَ هُمْ لِأَمَـٰنَـٰتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَٰعُونَ ٨

Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -Ata janë të kujdesshëm dhe të përkushtuar në ruajtjen dhe plotësimin e premtimeve. Këtu bëhet fjalë për të gjitha premtimet, dhënë Zotit dhe krijesave. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ato nuk deshën ta marrin përsipër, madje u frikësuan prej tij. Ndërsa njeriu e mori përsipër atë amanet... Pa dyshim, ai është i padrejtë e i paditur.” [Ahzab 72]. Çdo detyrë që Zoti i ka dhënë njeriut është një amanet, që duhet respektuar dhe përmbushur. Po kështu duhet vepruar edhe me amanetet ndërnjerëzore, si ato pasurore, sekretet e ndryshme etj. I Madhëruari thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” [Nisa 58]. Kështu duhet vepruar edhe me premtimet, qoftë ndaj Zotit, qoftë ndaj krijesave. Këto janë përgjegjësitë dhe marrëveshjet që njeriu ka marrë përsipër që t’i përmbushë, prandaj është detyrim përmbushja e tyre me besnikëri e korrektësi. Nga ana tjetër, është haram mospërfillja dhe ndryshimi i tyre. Cilësi tjetër e këtyre të shpëtuarve është: