انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المؤمنون
السورة ٢٣

المؤمنون

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧١

وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلْحَقُّ أَهْوَآءَهُمْ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَـٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ ۚ بَلْ أَتَيْنَـٰهُم بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَن ذِكْرِهِم مُّعْرِضُونَ ٧١

Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to. -Kjo do të ndodhte, sepse dëshirat e tyre janë të lidhura ngushtë dhe të ndërtuara mbi padrejtësinë, mohimin dhe cilësitë më të këqija e të ulëta. Nëse e vërteta do të shkonte pas dëshirave të atyre të humburve, do të shkatërroheshin qiejt e toka, sepse ato dëshira do të prishnin rregullin e funksionimit të gjërave. Nëse rregullimi dhe funksionimi i çështjeve ndërtohen mbi padrejtësinë e ligësinë, qiejt dhe toka do të shkatërroheshin, pasi ato qëndrojnë vetëm sepse janë të ndërtuara mbi drejtësinë e mirësinë e Zotit.Ne u sollëm atyre Këshillën(Kur’anin),... -Ne u dhamë këtë Kur'an, që i kujton dhe i nxit ata për çdo të mirë. Përmes mirësive dhe Kur'anit, do të lartësohet fama dhe krenaria e tyre ndër njerëz. Nëse do të zbatojnë këtë Kur'an dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre sipas tij, ata do të jenë udhëheqës të botës.... por ata i kthyen shpinën. -Kjo është fatkeqësia më e madhe për ta. Nëse Zoti të privon nga kjo mirësi, atëherë je zhytur në fatkeqësinë më të madhe. Kjo ndodh nëse shpërfill ftesën bujare të Zotit, siç thotë i Madhëruari: "Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata." [Teube 67]. Ose: "Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit." [Hashr 19]. Kur'ani, ashtu si edhe Profeti të cilit iu shpall ky libër, është mirësia më e madhe që ju dha këtij populli, por ata iu kundërvunë me mohim. A ka privim më të madh sesa ky? Fundi i këtij privimi është humbja dhe dëshpërimi më i madh.