انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المؤمنون
السورة ٢٣

المؤمنون

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٧

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنْ خَشْيَةِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ ٥٧

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na konfirmoi për ata të vetëmashtruar që bëjnë dy të liga: së pari, shpërfillin të vërtetën dhe Shpalljen e Zotit, duke mos denjuar ta njohin dhe të jetojnë sipas saj dhe, së dyti, janë të vetëkënaqur dhe pretendojnë se, meqë Allahu po u jep të mira në këtë jetë, ky është argument se ata janë të mirët dhe të zgjedhurit e Allahut. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend besimtarët e mirë dhe të zgjedhur, që janë krejtësisht ndryshe nga të vetëkënaqurit. Këta fatbardhë, edhe pse i binden Zotit dhe pasojnë profetët dhe shpalljet e Tij, përsëri janë të frikësuar dhe të mbushur me përunjësi ndaj Zotit. Ai thotë:Vërtet, ata të cilët nga frika prej Zotit të tyre, janë të përulur,... –Ata janë të frikësuar e të përulur para Zotit, sepse ata e njohin mirë Atë. Frika e tyre quhet ‘el hashjeh’, pra, një frikë që buron nga dituria e thellë dhe e hollësishme për madhështinë e Zotit, dituri e cila mund të përfitohet veçse nga shpallja dhe të medituarit gjatë në të. Ata e dinë se Zoti është i Drejtë dhe e dinë po aq mirë se, nëse Ai i trajton ata me drejtësinë e Tij, do të jenë të shkatërruar dhe nuk do t’u mbetet asnjë e mirë që të mund të shpresojnë. Nga ana tjetër, ata e njohin mirë vetveten, padrejtësinë dhe injorancën që i karakterizon si krijesa të brishta dhe e shohin se janë shumë të mangët në plotësimin e hakut të Zotit. Gjatë gjithë kohës ata janë të frikësuar se mos nga gjynahet dhe padrejtësia e tyre, nga dobësia dhe pafuqia e tyre para armikut, mund t’u largohet imani nga zemra. Ata e dinë mirë se çfarë meriton Zoti i tyre dhe kanë frikë nga mangësitë dhe gjynahet. Kjo frikë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm nga gjynahet dhe të përkushtuar që t’i zbatojnë sa më mirë urdhëresat e Zotit. Këta Zoti i përshkruan: