الحج
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَـٰنًا وَمَا لَيْسَ لَهُم بِهِۦ عِلْمٌ ۗ وَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ ٧١
Ata(idhujtarët)adhurojnë përveç Allahut idhuj për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe për të cilët nuk kanë kurrfarë dijeje. -Allahu i Madhëruar përmend gjendjen e mjerë të idhujtarëve, të cilët adhurojnë putat. Ai na tregon se gjendja e tyre është më e shëmtuara e mundshme, sepse ata nuk kanë asnjë provë ku të mbështeten për ato që bëjnë. Ata nuk kanë asnjë lloj diturie, por është thjesht një pasim i verbër i të parëve të tyre, që ishin të humbur. Mund të ndodhë që njeriu të mos ketë dituri për diçka që bën, por në fakt mund të ketë prova për të, dhe ai nuk i di. Por, në këtë rast, Allahu i Madhëruar e mohon edhe këtë mundësi. Pra, këta të mjerë nuk kanë asnjë argument nga Zoti që të tregojë se idhujtaria e tyre është e lejuar. Madje, Allahu i Madhëruar, në çdo shpallje që u ka sjellë njerëzve, ka zbritur argumente të prera që tregojnë për ndalimin dhe kotësinë e shirkut. Pastaj i Madhëruari kërcënon keqbërësit, të cilit e refuzojnë me inat e kryeneçësi të vërtetën:Për ata që bëjnë padrejtësi nuk ka asnjë ndihmëtar. -Nuk ka asnjë që t’i ndihmojnë e t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i Allahut, kur të godasë dhembshëm mbi ta.