انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الحج
السورة ٢٢

الحج

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦٢

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلْبَـٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْكَبِيرُ ٦٢

Ja, kështu(do të jetë), sepse Allahu, Ai është i Vërteti ... -Ai që vendosi ligjet e fesë dhe ligjet e krijimit dhe të përcaktimit, Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Ai është El Hak- i Vërteti, që kurrë nuk zhduket. Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë. Ai është i Fundmi, pas së Cilit nuk ka gjë. Ai është i Plotë, Absolut në emrat dhe atributet e Tij. Ai është i vërteti në premtimet e Tij. Premtimi i Tij është i vërtetë, takimi i ringjalljes për llogarinë e drejtë para Tij është i vërtetë, feja e Tij është e vërteta, dhe vetëm adhurimi i përkushtuar Atij është i vërtetë, i dobishëm dhe që do të mbetet përgjithmonë.... dhe se ata, të cilëve u luten përveç Tij janë veçse gënjeshtër e kotë. -Çdo gjë tjetër që injorantët adhurojnë, si puta, idhuj, kafshë e sende, është e kotë në vetvete. Adhurimi i përkushtuar këtyre gjëave është gjithashtu i kotë dhe i dënueshëm. Ai nuk të sjell asnjë dobi, sepse u përkushtohet gjërave që janë të destinuara të shkatërrohen e të zhduken. Pra, i kotë është adhurimi i tyre dhe i keq është përfundimi ku ata të çojnë.Allahu është Ai, i Lartësuari, i Madhëruari. -Allahu është i Lartësuari në Veten e Tij. Ai është lart të gjitha krijesave. Ai është i Lartësuar, me cilësitë dhe atributet e Tij. Ai ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij. Ai është më i Madhëruari me emrat, cilësitë dhe veprat e tij madhështrore. Tregues i madhështisë e ngadhënjimit të Allahut është edhe fakti që, Ditën e Gjykimit, Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të shpalosen në të djathtën e Tij. Tregues i krenarisë së Tij është fakti që Kursia e Tij ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Ngadhënjimtari dhe i Madhëruari, sepse të gjitha krijesat janë në Dorën e Tij dhe të nënshtruar para pushtetit të tij. Asnjë nga krijesat nuk mund të veprojë pa lejen e Tij. Çdo gjë lëviz ose qëndron në prehje veçse me lejen dhe dëshirën e Allahut. Vërtetësinë dhe kuptimin e plotë të krenarisë dhe madhështisë së Allahut nuk e di askush, as ndonjë melek i afërt me Të dhe as ndonjë profet. Allahu është i emërtuar e i cilësuar me çdo emër e cilësi të madhështisë e krenarisë. Atij i takon grada më e lartë e të gjitha cilësive të plota. Pjesë treguese e krenarisë e madhështisë së Allahut është edhe fakti se të gjitha adhurimet e banorëve të qiellit dhe të tokës bëhen veçse për shkak të madhërimit, lartësimit e lavdërimit të Tij. Për këtë arsye, tekbiri “Allahu Ekber” është vendosur si simbol dallues i adhurimeve më të mëdha në Islam, siç janë namazi, haxhi etj.