الحج
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ذَٰلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَـٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى ٱلْقُلُوبِ ٣٢
Ja, kështu. Kush madhëron Simbolet e(fesë së)Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave. -Të gjitha këto që u përmendën duhen zbatuar, dhe kjo është prej madhërimit të shenjave të Allahut. Shenjtëri dhe shenja të Allahut janë simbolet e dukshme të fesë. Të tilla p.sh. janë të gjitha ritet e adhurimeve, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: "Vërtet, Safa dhe Merua janë nga simbolet e Allahut." [Bekare 158]. Kështu konsiderohen edhe kurbanet, që bëhen pranë Shtëpisë së Shenjtë, Qabes. E përmendëm edhe më parë se madhërimi i këtyre shenjave do të thotë: respektimi i tyre, përkushtimi në realizimin e tyre në mënyrën më të plotë, me aq sa ka mundësi njeriu. Kështu për shembull, në lidhje me kurbanët, respekti i këtij riti shprehet duke u kujdesur për ushqimin dhe shëndoshjen e kafshëve, që të jenë gati për kurban duke qenë të plota në çdo apekt. Nuk ka dyshim se madhërimi i shenjtërive të Zotit është tregues i devotshmërisë së zemrës. Ai që i madhëron dhe respekton këto shenjtëri paraqet provë të qartë se në zemrën e tij ka devotshmëri dhe se imani i tij është i pastër, i saktë e korrekt, pasi respektimi i tyre tregon se njeriu e madhëron dhe i frikësohet Zotit.