انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنبياء
السورة ٢١

الأنبياء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٩١

وَٱلَّتِىٓ أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلْنَـٰهَا وَٱبْنَهَآ ءَايَةً لِّلْعَـٰلَمِينَ ٩١

(Kujto)Edhe atë(Merjemen)që e ruajti nderin e saj! -Kujtoju në këtë libër Merjemen, paqja e Zotit qoftë mbi të! Kujto vlerat dhe gradën e saj të lartë duke e lëvduar dhe nderuar kujtimin e saj! Allahu i Madhëruar thotë për të, që “ajo e ruajti nderin e saj”. Ajo e ruajti nderin dhe dëlirësinë e saj nga harami. Madje, ajo as u martua, sepse ishte e dhënë pas adhurimeve të shumta dhe shërbimeve ndaj Zotit të saj. Kur asaj i shkoi meleku Xhibril në formën e një burri të kompletuar e të hijshëm, ajo u lut dhe tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse i frikësohesh Atij.” Subhanallah! Sa e ndershme dhe e ruajtur ishte! Sa adhuruese e pashembullt e Zotit të saj! Prandaj Zoti e shpërbleu sipas veprës së saj, duke i dhuruar një djalë, pa qenë nevoja e një babai njerëzor.Ne frymuam brenda saj një shpirt(të krijuar)nga Ne dhe e bëmë atë dhe të birin Shenjë për të gjithë njerëzit. -Xhibrili (a.s) fryu në rrobën e saj dhe, me lejen e Zotit, ajo ngeli shtatzënë me këtë fëmijë mrekulli, që do të ishte shenjë për botën. Zoti thotë: “...e bëmë atë dhe birin e saj shenjë për njerëzit.” Ajo ishte një shenjë e madhe e fuqisë së Zotit. Merjemja lindi një fëmijë, Isain (a.s.), pa u prekur nga askush. Më pas, ky fëmijë do të fliste dhe do të dëshmonte që në djep për pastërtinë e nënës së tij nga akuzat që i bënë. Ai dëshmoi se do të ishte profet dhe se Zoti do t’i jepte një libër shpalljeje. Me duart e këtij Profeti, Zoti do të shfaqte mrekulli dhe shenja të shumta, që bota do t’i dëshmonte edhe njëherë. Kështu, Merjemja dhe biri i saj do të ishin shenja të Zotit në këtë botë. Njerëzit do t’i kujtojnë brez pas brezi dhe të urtët do të përfitojnë prej tyre shumë mësime e mirësi.