الأنبياء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَسَّنِىَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٨٣
(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” - Tregoju atyre edhe për robin adhurues dhe Profetin Tonë, Ejubin duke nxjerë në pah virtytet e tij të larta dhe duke e lëvduar e nderuar kujtimin dhe gradat e tij! Allahu e sprovoi atë me një vështirësi shumë të madhe, por ai u tregua durimtar i pashembullt dhe i kënaqur me caktimin e Zotit. Përveç kësaj, edhe shejtani i mallkuar po e mundonte Ejubin në trup, si sprovë nga Allahu. Shejtani i mallkuar i fryu Ejubit në trup dhe atij iu hapën plagë të shumta, me të cilat ai lëngoi në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Sprova u bë edhe më e dhimbshme me vdekjen e të gjithë familjes dhe me shkatërrimin e të gjithë pasurisë së tij. Por ky durimtar i pashembull përsëri i lutej Zotit me edukatë, duke thënë: “Mua më ka rënë një sprovë e madhe, kurse Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” Kështu, Ejubi kërkoi afrim me një mënyrë shumë të dashur për Allahun: së pari, duke i treguar dobësinë dhe gjendjen e tij nevojtare, iu ankua Allahut për dhimbjet e tij. Së dyti, duke përmendur një nga emrat dhe cilësitë e Zotit, si më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, sepse për mëshirë kishte nevojë. Prandaj Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij: