الأنبياء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَفَهَّمْنَـٰهَا سُلَيْمَـٰنَ ۚ وَكُلًّا ءَاتَيْنَا حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَسَخَّرْنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلْجِبَالَ يُسَبِّحْنَ وَٱلطَّيْرَ ۚ وَكُنَّا فَـٰعِلِينَ ٧٩
Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte(përgjigjen e saktë) për çështjen. -Në këtë çështje, Allahu i mundësoi Sulejmanit të jepte një gjykim më të drejtë. Kjo nuk do të thotë që Allahu nuk i kishte dhënë edhe Daudit urtësi për çështje të tjera, prandaj duke i lëvduar të dy, at e bir, thotë:Secilit(prej tyre)u patëm dhënë urtësi e dituri. -Kjo tregon, gjithashtu, se gjykatësi mund t’ia qëllojë së drejtës në gjykimin e tij, por mund edhe të gabojë. E rëndësishme është që ai të bëjë çdo gjë të mundshme për të vërtetën dhe drejtësinë. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon edhe veçoritë e secilit prej tyre:Ne bëmë që malet dhe shpendët të Na madhërojnë(bëjnë tesbih)së bashku me Daudin. Ishim Ne që i bëmë (të gjitha këto). -Daudi ishte ndër më të përkushtuarit në adhurim, sidomos në drejtim të tesbih-ut, lavdërimit dhe madhërimit të Allahut, i Cili i kishte dhuruar një zë të mrekullueshëm. Zëri i tij ishte i pashembullt, aq sa kur ai i bënte tesbih Zotit, së bashku me të bënin tesbih malet e heshtura dhe zogjtë në qiell. Kjo ishte një dhunti e madhe nga Zoti, i Cili thotë: “Ne kemi mundësi dhe e bëmë”. Pra, ishte Allahu Ai që ia dhuroi dhe e bëri të ishte i tillë.