انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنبياء
السورة ٢١

الأنبياء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١١٢

قَـٰلَ رَبِّ ٱحْكُم بِٱلْحَقِّ ۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحْمَـٰنُ ٱلْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١١٢

Ai(Muhammedi)tha: “O Zoti im! Gjyko me të vërtetën!” -Gjyko me të vërtetën dhe drejtësinë Tënde mes nesh dhe popullit mohues! Allahu iu përgjigj kësaj lutjeje të Profetit dhe gjykoi mes tyre që në jetën e kësaj bote, para ahiretit. Ai e zbriti ndëshkimin e Tij mbi mohuesit që në Betejën e Bedrit, duke vijuar më pas me luftërat e ndëshkimet e tjera.“Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është Ai, prej të cilit duhet të kërkohet ndihma kundër asaj që ju trilloni.” - Ne i lutemi dhe i mbështetemi Zotit tonë të Gjithëmëshirshëm, që të na ruajë nga gjithçka që ju planifikoni kundër nesh. Ju na kërcënoni se do të na shfarosni dhe do të zhdukni fenë tonë. Megjithatë, ne nuk kënaqemi me gjendjen tonë dhe nuk mbështetemi në forcat tona as sa një pulitje sysh, por i mbështetemi e i kërkojmë mbrojtje vetëm Allahut, që është i Gjithëmëshirshëm. Ne i lutemi dhe i kërkojmë mbrojtje vetëm Rrahmanit, në dorën e të Cilit është çdo krijesë. Ne shpresojmë që Ai t’i përgjigjet lutjes sonë, me mëshirën e Tij. Dhe Zoti e plotësoi vërtet këtë lutje. Vetëm Atij i takon lavdia, përlëvdimet dhe mirënjohja e plotë.