طه
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِن تَجْهَرْ بِٱلْقَوْلِ فَإِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخْفَى ٧
Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua),Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta). - Allahu është i Gjithëditur dhe nuk ka ndonjë gjë që të jetë e paditur apo e fshehur nga dituria e Tij. Ai di fjalët e fshehta dhe ato që janë më të fshehta se fjalët e fshehta, pra, ato që fshihen në zemër dhe ende nuk janë artikuluar me fjalë. Allahu i di edhe ato ndjenja të fshehta që i kalojnë njeriut në zemër. Ndërsa el ahfa janë ato gjëra që ende nuk i kanë kaluar në zemër njeriut. Kështu, i Lartësuari i di të gjitha ato që i kalojnë në zemër njeriut, madje me hollësitë më të imta. Dituria e Zotit i përfshin të gjitha, të imtat e të mëdhatë, të fshehtat e të shfaqurat. Për Atë është njëlloj, e shfaq apo e mban fshehur atë që ke në zemër. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar shpalosi madhështinë e Tij absolute dhe faktin se Ai është i Plotë e Absolut në çdo atribut të Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, është caktuesi i ligjeve të krijimit dhe ligjeve të jetës, fesë e adhurimit. Ai urdhëron dhe ndalon. Ai është Er-rahmani, që ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe kujdesin e Tij. Allahu është Gjithëpërfshirësi me madhështinë e Tij. Ai është i Lartësuari mbi Fronin e Tij dhe ka nën sundimin e mbretërimin e Tij gjithçka. Asgjë nuk i fshihet diturisë së Allahut. Pas këtij prezantimi, Allahu është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet, përkushtimet, lutjet e dedikimet. Adhurimi i Tij si Një dhe i Vetëm është diçka që e urdhëron ligji i Tij, logjika e shëndoshë, si dhe natyra e pastër dhe e papërlyer. Ndërsa adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij është e kotë në çdo këndvështrim.