انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · طه
السورة ٢٠

طه

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٤

كُلُوا۟ وَٱرْعَوْا۟ أَنْعَـٰمَكُمْ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّأُو۟لِى ٱلنُّهَىٰ ٥٤

"Hani(nga mirësitë e Tij)dhe kulloteni bagëtinë tuaj(në atë bimësi)!" - Në kontekstin e mirësive, kjo tregon se, në origjinë, bimësia që del nga toka është e lejuar për ushqim, përveç atyre që dihet se janë dëmtuese, si bimët helmuese etj.Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë. - Janë shenja të mjaftueshme për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe të papërlyer, që të kuptojnë mirësinë, mëshirën, bujarinë dhe dhuratat e mëdha të Zotit. Çdo i logjikshëm e kupton përmes këtyre shenjave përkujdesjen e madhe të Allahut dhe bindet se Ai është i vetmi Zot, Krijues e i Plotpushtetshëm që meriton të adhurohet. Allahu është Sunduesi i Lavdëruar, i vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime, duke i shprehur dashurinë më të lartë dhe përunjësinë më të thellë. Vetëm Ai meriton të gjitha përlëvdimet, lavdërimet, mirënjohjen dhe adhurimin. Allahu është i vetmi që dhuron të gjitha mirësitë. Këto shenja tregojnë se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ashtu siç e ringjall tokën pasi është tërësisht e shkretë e pa jetë, ashtu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Allahu i Madhëruar i përmendi veçmas njerëzit me logjikë dhe që kuptojnë, sepse janë ata që përfitojnë nga shenjat e Tij. Ata dinë të vështrojnë e të përfitojnë, ndërsa të tjerët janë si kafshët e bagëtitë, që nuk e kuptojnë qëllimin e këtyre shenjave. Ato hanë pinë, por zemrat i kanë të fjetura e të pavëmendshme, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.” [Jusuf 105].