انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · طه
السورة ٢٠

طه

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣

إِلَّا تَذْكِرَةً لِّمَن يَخْشَىٰ ٣

Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. - Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15].