انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · طه
السورة ٢٠

طه

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٤

ٱذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٢٤

Shko te faraoni sepse, ai vërtet i ka kaluar të gjithë kufijtë! - Pasi e bëri Profet dhe pasi i tregoi shenjat e mëdha, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain të shkonte tek Faraoni, sundimtari i Misirit, sepse ai i kishte kaluar kufijtë. Ai ishte treguar arrogant e tiran. Faraoni i kishte kaluar kufijtë me mohimin e Zotit, me shkatërrime, padrejtësi dhe me shtypjen e të dobtëve. Madje ai, - Allahu e shëmtoftë! - shkoi më larg se kaq dhe pretendoi se ishte Zot. Kalimi i kufijve ishte shkak për shkatërrimin e tij. Megjithatë, Allahu i Madhëruar është i Mëshirshëm, i Urtë dhe i Drejtë dhe nuk ndëshkon asnjë pa i çuar argumente përmes profetëve. Atëherë e kuptoi Musai se po mbante një peshë të rëndë. Ai do të shkonte si i dërguar i Zotit tek ky tiran i pamëshirshëm, arrogant e inatçor, të cilit nuk i dilte para askush në Misir. Përveç kësaj, ishte edhe një çështje tjetër shumë shqetësuese. Musai (a.s) ishte shpallur në kërkim për një vrasje në popullin e Faraonit. Megjithatë, ai e pranoi urdhrin e Zotit të tij, me kënaqësi e nënshtrim dhe iu lut Atij për ndihmë e lehtësim. Në fakt, kjo lutje ishte edhe një përpjekje nga Musai për të bërë sa mëmirë punën e davetit: