البقرة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُوا۟ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلَـٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُۥ مِنۢ بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ٧٥
A shpresoni se ata(ehlul kitab-ët)do t’ju besojnë… -Nëpërmjet këtij ajeti, besimtarët njoftohen se është e kotë të shpresojnë që ehlul kitab-ët (të krishterët dhe çifutët) do të udhëzohen në rrugën e drejtë. Nuk ka shpresë që ata të besojnë, sepse vetë sjellja e tyre, që e tregon një gjë të tillë, e bën thuajse të pamundur udhëzimin dhe besimin e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar e shpjegon këtë dhe thotë:…kur dihet se një grup i tyre e dëgjoi Fjalën e Allahut dhe, pasi e kishin kuptuar, e shtrembëroi atë?! Ata e dinin mirë(krimin që bënin).” -Kjo pra, ishte sjellja e tyre. Ata i tjetërsonin dhe i shtrembëronin fjalët e Allahut, pasi i kishin kuptuar shumë mirë në fillim, dhe këtë e bënin me vetëdije. Fjalëve të Allahut të Lartësuar, ata u mvishnin kuptime që Ai kurrë nuk i kishte dashur. Pastaj, këto mendime të gabuara, ua përcillnin të tjerëve si të sakta dhe të vërteta prej Zotit të Madhëruar. Ata, pa të drejtë, i bënin njerëzit që të besonin se këto mësime ishin vërtet prej Zotit. Atëherë, nëse ata silleshin kështu kundrejt librit të tyre, të cilin e mbajnë si të shenjtë, si mund të prisni që ata t’ju besojnë juve dhe librit tuaj, në mënyrë të drejtë dhe të saktë, pa e tjetërsuar atë?! Pa dyshim, kjo është gjëja e fundit që mund të pranohet apo që mund të mendohet. Më pas, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e munafikëve nga radhët e ehlul kitab-ëve në marrëdhëniet e tyre me besimtarët, duke thënë: