البقرة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَذَرُوا۟ مَا بَقِىَ مِنَ ٱلرِّبَوٰٓا۟ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٢٧٨
O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë! -Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “...hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij. Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit: