انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · البقرة
السورة ٢

البقرة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٧١

وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ كَمَثَلِ ٱلَّذِى يَنْعِقُ بِمَا لَا يَسْمَعُ إِلَّا دُعَآءً وَنِدَآءً ۚ صُمٌّۢ بُكْمٌ عُمْىٌ فَهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ١٧١

Mohuesit u përngjajnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm britmë dhe zë(por s'kuptojnë asgjë). -Pra, ata u përngjajnë bagëtive, të cilat veç sa dëgjojnë zërin e bariut, por nuk kuptojnë se çfarë thotë ai. Edhe mohuesit, ashtu si bagëtitë, e dëgjojnë atë që i fton në rrugën e drejtë, por nuk reagojnë me logjikë ndaj zërit që dëgjojnë. Për këtë arsye, Allahu thotë:Ata janë të shurdhër, memecë, të verbër dhe nuk kuptojnë asgjë. -Ata janë ‘summun’, pra, të shurdhër, që nuk e dëgjojnë të vërtetën me logjikë, për ta kuptuar dhe për t’iu bindur asaj. Ata janë ‘umjun’ - të verbër, që nuk i shohin faktet, për ta dalluar të vërtetën nga e kota, dhe nuk marrin mësime prej tyre. Ata janë gjithashtu ‘bukmun’ – memecë, që nuk e thonë kurrë të vërtetën, e cila është në dobinë e tyre. Cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Allahu i Lartësuar thotë: “ata nuk kuptojnë”. Pra, shkaku është që ata nuk kanë mendje të shëndoshë, por janë mendjelehtë dhe injorantë. E si mund të dyshosh në mendjelehtësinë e dikujt që, kur ftohet në rrugën e drejtë, kur ftohet për t'u larguar nga shkatërrimi e për t'u ruajtur nga ndëshkimi, kur urdhërohet për vepra të mira, që janë në dobi të tij, kur ftohet në rrugën që i siguron suksesin dhe lumturinë, ai, çuditërisht, e refuzon ftesën dhe nuk i bindet urdhrit të Zotit të tij?! Çfarë mund të thuhet tjetër për një njeri, i cili, me vetëdije, i hyn rrugës së Zjarrit, duke ndjekur të kotën dhe duke shpërfillur të vërtetën?! A mund të thuhet që një i tillë është i mençur?! Jo, pa dyshim që ai është më mendjelehti dhe më injoranti që mund të ekzistojë.