انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · مريم
السورة ١٩

مريم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٥

قُلْ مَن كَانَ فِى ٱلضَّلَـٰلَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ ٱلرَّحْمَـٰنُ مَدًّا ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوْا۟ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلْعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضْعَفُ جُندًا ٧٥

Allahu i Madhëruar e qartësoi kotësinë e arsyetimeve të mohuesve, që tregonin për inatin, urrejtjen dhe armiqësinë e tyre ndaj së vërtetës. Të tilla arsyetime tregonin se ata janë zhytur në një humbje të thellë.Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë(në këtë jetë).” -Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ata që janë humbje dhe kanë gjetur kënaqësi në këtë rrugë, duke punuar për humbjen, Allahu ka për t’i zhytur edhe më thellë e do t’ua shtojë edhe më tepër dashurinë për të kotën. Ky është ndëshkim i merituar për ta, sepse ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit të Tij, sikurse thuhet në ajetet e tjera: “Kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf 5] “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.” [Enam 110]. Këta të mjerë u thonë besimtarëve: “Cilët kanë pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Kur të shohin ndëshkimin e premtuar për krimet e tyre, si: vrasja dhe shkatërrimet, ose kur të shohin kijametin, i cili është shpërblimi i merituar për ta, atëherë do ta shohin se cilët kanë pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë:Por, kur ta shohin atë që u premtohet - ose dënimin ose kijametin -, atëherë, do ta kuptojnë se kush ka pozitë më të ulët dhe rreth më të dobët. -Atëherë do ta kuptojnë kotësinë e arsyetimeve të tyre në jetën e kësaj bote dhe nuk do të kenë më asnjë fije dyshimi se ata ishin të këqijtë. Por ky ndërgjegjësim atë ditë nuk do t’u vlejë aspak, sepse do të jetë i pamundur rikthimi në këtë jetë për të bërë vepra të mira e për të rregulluar atë që kanë shkatërruar.