انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · مريم
السورة ١٩

مريم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٣

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُنَا بَيِّنَـٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَىُّ ٱلْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌ مَّقَامًا وَأَحْسَنُ نَدِيًّا ٧٣

Kur u lexohen ajetet tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” -Ajetet e Allahut janë të qarta e të shtjelluara në detaje, në mënyrën më të kuptueshme. Ato tregojnë qartë se Allahu i Madhëruar është i Vetëm në çdo aspekt dhe se profetët janë besnikë dhe të vërtetë në kumtimin e Shpalljes. Ai që i dëgjon dhe i respekton ajetet e Zotit, patjetër që do të fitojë besim të sinqertë dhe do të jetë i sigurt në vërtetësinë e tyre. E kundërta ndodh me mohuesit. Në vend që t’i dëgjojnë me respekt dhe qëllimin për të gjetur të vërtetën, ata tallen me shpalljen e Zotit dhe me të gjithë ata që i besojnë ato. Ata e arsyetojnë këtë zgjedhje me faktin se në jetën e kësaj bote janë të pasur e të vlerësuar dhe qëndrojnë shumë më lart se besimtarët. Duke u lavdëruar e duke shprehur refuzim të së vërtetës, thonë: “Cili grup ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Pra, cilët kanë më tepër prestigj, ne apo besimtarët? Në jetën e kësaj bote, ata lëvdohen para besimtarëve me pasurinë e numrin e madh të fëmijëve. Ata mburren edhe me kënaqësitë pa fre, duke i konsideruar ato si tregues të privilegjit. Pasuria, fëmijët, aleatët dhe pushteti që kanë, i bëjnë të mendojnë se janë më të mirë se besimtarët. Sigurisht, ky lloj arsyetimi është tërësisht i gabuar dhe i pavend. Kjo është përmbysje e realitetit, sepse shpeshherë, pasuria e fëmijët e shumtë, bukuria e pushteti bëhen shkak për shkatërrimin e dëshpërimin e njeriut.