مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَرِثُنِى وَيَرِثُ مِنْ ءَالِ يَعْقُوبَ ۖ وَٱجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّا ٦
Më dhuro nga mirësia Jote një trashëgimtar(të denjë).(Një që) të jetë trashëgimtari im dhe i familjes së Jakubit... -Më dhuro një djalë, që të jetë udhëheqës në fe dhe në besimin e drejtë! Më dhuro një djalë që të jetë trashëgimtar i profetësisë, i diturisë së pastër dhe i veprave të mira e të sinqerta!... dhe bëje atë, o Zoti im, të mirë! –Bëje adhurues të mirë, që të të kënaq Ty, o Zot, dhe që ta duan njerëzit! Zekeria iu lut Allahut për një djalë të devotshëm e adhurues të mirë, që të mbetej pas vdekjes së tij dhe të ishte i dashur i Zotit, imam i njerëzve dhe përhapës i fesë së drejtë. E ku ka fëmijë me cilësi më të mira se këto? Nuk ka dyshim se është mëshirë e madhe nga Zoti që t’i dhurojë njeriut një djalë të mirë, të devotshëm, me moral të lartë dhe sjellje e edukatë të mirë. Kështu, Allahu e mëshiroi Zekerian, duke i dhuruar një djalë të tillë.