مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ ٱلْحَقِّ ٱلَّذِى فِيهِ يَمْتَرُونَ ٣٤
Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata(më kot)rragaten(polemizojnë). -Ky ishte Isai dhe cilësitë e tij, për të cilat nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo është e vërteta për të, e ardhur në Librin e Allahut. Askush nuk ka fjalë më të drejtë dhe më të vërtetë se Allahu. Çdo fjalë e histori tjetër që thuhet për Isain ndryshe nga kjo këtu është e gabuar dhe trillim. Ato janë fjalë të bazuara thjesht në hamendësime dhe dyshime të hedhura pa asnjë lloj baze. Për të gjithë ata që trillojnë të tilla gjëra, Zoti thotë: “ata hedhin dyshime.” Shumë njerëz hamendësojnë të pasigurt, madje edhe polemizojnë me hamendësimet e tyre. Disa thonë se Isai është Zoti, të tjerë thonë “i biri i Zotit”, e të tjerë thonë është “pjesë e Trinisë”. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e injorantëve!