مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌ ۖ وَلِنَجْعَلَهُۥٓ ءَايَةً لِّلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِّنَّا ۚ وَكَانَ أَمْرًا مَّقْضِيًّا ٢١
Ai(Xhibrili)tha: “Ja, kështu, Zoti yt thotë: "Kjo është e lehtë për Mua"...” -Kjo tregon për kujdesin absolut të Allahut të Madhëruar për atë adhuruese të sinqertë. Kjo tregon se të gjitha shkaqet mund të sjellin pasoja veçse me lejen e Zotit dhe nuk mund të jenë të pavarura nga vullneti dhe leja e Zotit. Çdo shkak e sjell pasojën veçse me caktimin dhe lejimin e Zotit. Kështu, Allahu, kur dëshiron, u mundëson krijesave të shohin ndonjë thyerje të ligjeve shkak-pasojë, që ata të mos i lidhin zemrat me shkaqet dhe të harrojnë Atë që i përcakton edhe shkaqet, edhe pasojat....dhe ta bëjmë atë(djalin e krijuar pa baba) Shenjë për njerëzit dhe Mëshirë nga Ne.” -Ky fëmijë do të jetë mëshirë e dhuruar nga Zoti për nënën e tij dhe për të gjithë njerëzimin. Megjithatë, edhe vetë fëmijën Zoti do ta mëshirojë. Mëshira e madhe e Zotit për Isain do të shfaqej në Shpalljen që do t’i dhuronte atij, duke e bërë një ndër pesë profetët më të spikatur. Ndërsa mëshira për nënën e tij do të shfaqej në lëvdatat dhe famën e saj të madhe ndër njerëz, si dhe në modelin e përkryer të gruas së devotshme ndaj Zotit, që ajo ofroi. Ajo do të jetë gjithmonë shembulli më i mirë i grave të botës që adhurojnë Zotin. Ndërsa mëshira për njerëzimin shfaqet në faktin se dërgimi i profetëve është mirësia më e madhe që Zoti jep. Isai (a.s.) u dërgua mes njerëzve si profet, që t’u përcillte fjalët e Zotit, t’i pastronte e nderonte ata dhe t’u mësonte Librin dhe urtësinë. Nëse ata do ta besonin e do t’i bindeshin, atëherë do t’u jepej lumturia në të dyja jetët.Kjo është punë e mbaruar.” -Isai ishte një vendim i Zotit, që duhej të realizohej dhe të dilte në jetë. Tashmë kishte ardhur koha që ky vendim të realizohej, prandaj Xhibrili (a.s) i fryu Merjemes në hapësirën e këmishës së saj në kraharor.