مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ مَرْيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا ١٦
Pasi rrëfeu historinë e Zekerias dhe të Jahjas, që ishin disa nga shenjat madhështore dhe më të habitshme, Allahu i Madhëruar tregon një histori tjetër edhe më të habitshme:Përmendju në këtë Libër(tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në Lindje! -Kujtoju me këtë libër të nderuar historinë e Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!). Përmendja e saj në Kur'an është vlerësimi më i madh për Merjemen. Kjo grua e lavdëruar do të kujtohet në këtë Libër përjetë. Muslimanët do ta lexojnë historinë e saj në lindje dhe në perëndim të botës. Ajo do të kujtohet me cilësitë e saj më të mira dhe më të lëvdueshme. Kjo është vetëm një pjesë e shpërblimit të punëve të saj të mira. Kështu, Merjemja u largua nga familja e saj, në drejtim të lindjes.