مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَحَنَانًا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةً ۖ وَكَانَ تَقِيًّا ١٣
Ne i falëm atij butësi... -Allahu i dhuroi mëshirë, butësi, ngrohtësi e dhembshuri të veçantë. Prej mëshirës së Zotit, Jahjas iu lehtësuan të gjitha punët, iu rregullua gjendja dhe iu përkryen veprat dhe adhurimet.... e pastërti ... -E pastruam nga mangësitë dhe gjynahet. Ia pastruam zemrën dhe ia ndriçuam mendjen. Kjo tregon se Jahja ishte i pastër nga veset dhe cilësitë e ulta. Ai ishte i pajisur me moral të lartë dhe cilësi të lavdëruara, siç thotë Allahu i lartësuar:...dhe e bëmë të devotshëm. -Ai i zbatonte me përpikmëri urdhëresat dhe ndalesat. Çdokush që arrin gradën e devotshmërinë, është bërë i dashur dhe i afërt i Allahut të Madhëruar dhe, si i tillë, ai do të jetë banor i Xhenetit, që është përgatitur për të devotshmit. Zoti thotë: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit. Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)!” [Al Imran 132-136]. Për këta fatbardhë janë përgatitur shpërblime në jetën e kësaj bote dhe në ahiret, siç ka premtuar Allahu për devotshmërinë. Jahja kishte edhe virtyte të tjera të mrekullueshme, siç thotë Allahu: