مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةً ۚ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَـٰثَ لَيَالٍ سَوِيًّا ١٠
Ai(Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” -Më jep një shenjë, që të më qetësohet dhe kënaqet zemra. Kjo kërkesë nuk ishte për shkak të dyshimit në premtimin e Zotit, por thjesht për të kënaqur zemrën dhe për të shtuar sigurinë e saj, pikërisht ashtu siç tha i dashuri i Zotit, Ibrahimi (a.s): “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t'i shtohej bindja.” Ai (Zoti) tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]. Ibrahimi (a.s.) kërkoi t’i shtohej edhe më shumë dituria dhe të arrinte në gradën e sigurisë së shikimit të fakteve me shqisat e tij. Pasi kishte arritur gradën Ilm el Jakin, pra, diturinë e sigurt, ai donte të arrinte gradën Ajnul Jakin- sigurinë e shikimit drejtpërdrejt të fakteve të Zotit. Edhe Zekerijas, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën, si mëshirë për të, duke i thënë: “Shenja për ty është se, nuk do të mund t’u flasësh njerëzve për tri net”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste." [Al imran 41]. Në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë. Pra, njëherë ka thënë “tri net”, njëherë “tri ditë”, për të treguar se Zekeria nuk do të mund t’u fliste njerëzve për tri ditë e tri net, edhe pse ai nuk kishte asnjë defekt në dëgjim e të folur. Kjo do të ishte një shenjë e madhe për fuqinë e pakufishme të Allahut për shenja të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, Zekeria nuk do të mund t’u fliste vetëm njerëzve në komunikimin e tyre të përditshëm, ndërsa tesbih-un, tahlil-in, dhikr-in e kujtimin e Zotit me lavde e falënderime, të gjitha këto mund t’i bënte si zakonisht. Për këtë arsye, në një ajet tjetër, Allahu na tregon se i tha Zekerias: "Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” [Al Imran 41].Ai(Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. -Kështu, zemra e Zekerias u qetësua dhe u mbush me kënaqësi për këtë përgëzim të madh. Ai iu përgjigj urdhërit të Zotit, duke treguar mirënjohje të madhe përmes adhurimeve të shumta, dhikrit të pandërprerë dhe duke qëndruar gjithë kohës në faltoren e tij.