انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الكهف
السورة ١٨

الكهف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٩٨

قَالَ هَـٰذَا رَحْمَةٌ مِّن رَّبِّى ۖ فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ رَبِّى جَعَلَهُۥ دَكَّآءَ ۖ وَكَانَ وَعْدُ رَبِّى حَقًّا ٩٨

Ai(Dhulkarnejni)tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. -Kjo ishte mirësia dhe bujaria e Zotit ndaj meje. Të tillë duhet të jenë udhëheqësit e mirë, kur Allahu u jep një mundësi. Atyre u shtohet edhe më tepër mirënjohja dhe përulësia ndaj Zotit, siç bëri Sulejmani (a.s) kur i sollën përpara këmbëve fronin e mbretëreshës Belkisë: “Kur e pa atë (fronin) të vendosur pranë tij, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua nëse do ta falënderoj apo do të jem mosmirënjohës. Kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet dhe kush mohon, atëherë Zoti im është Jonevojtar e Bujar! [Neml 40]. Ndryshe ndodh me tiranët, të cilët janë arrogantë dhe shtypin popujt e tyre. Kur u jepet ndonjë mirësi e madhe, atyre u shtohet edhe më tepër e keqja dhe tirania, siç qe Karuni, të cilit Allahu i dha thesare të mëdha. Allahu thotë për të: “Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë me ta. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe disa njerëz të fuqishëm. Populli i vet i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit! Me atë që të ka dhënë Allahu, kërko botën tjetër dhe mos e lër atë që të takon nga kjo botë. Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë Allahu ty dhe mos bëj të këqija në tokë, se Allahu nuk i do keqbërësit. Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë vetëm në sajë të diturisë sime!” Më pas, Allahu thotë:Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt! - Kur të vijë koha që jexhuxhët dhe maxhuxhët të lejohen të dalin, Allahu do ta bëjë që gjithë ai mur i fuqishëm të shembet. Ky është një premtim i vërtetë, që ka për t’u realizuar patjetër.