الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَمَا مَنَعَنَآ أَن نُّرْسِلَ بِٱلْـَٔايَـٰتِ إِلَّآ أَن كَذَّبَ بِهَا ٱلْأَوَّلُونَ ۚ وَءَاتَيْنَا ثَمُودَ ٱلنَّاقَةَ مُبْصِرَةً فَظَلَمُوا۟ بِهَا ۚ وَمَا نُرْسِلُ بِٱلْـَٔايَـٰتِ إِلَّا تَخْوِيفًا ٥٩
Allahu i Lartësuar tregon për mëshirën e Tij të madhe për krijesat. Ai nuk ua plotësonte kundërshtarëve kërkesat e tyre për mrekullitë që ata kërkonin, dhe këtë e bënte nga mëshira e Tij. Ai thotë:Ne nuk na pengon asgjë që t’ju sjellim Shenja, por popujt e parë i përgënjeshtruan ato. - Ai nuk i sillte mrekullitë që kërkonin ata, sepse ata përsëri do t’i mohonin, dhe kështu mbi ta do të godiste i dhembshëm ndëshkimi pa asnjë vonesë, ashtu sikurse ndodhi edhe me popujt më të hershëm, të cilët mohonin dhe përbuznin mrekullitë e sjella prej Tij.Ne i dhamë Themudit devenë si një Shenjë të qartë, por ata e mohuan atë. -Ndër shenjat më të mëdha ishte ajo që Allahu solli si plotësim i kërkesës së popullit të Themudit. Ajo ishte një deve e madhe dhe e mahnitshme. Me qumështin e saj ushqehej një popull i tërë. Megjithatë, ata e mohuan atë si mrekulli të Zotit, prandaj i goditi ajo që Zoti e ka treguar në Librin e Tij. Po kështu do të ndodhte me umetin e fundit, nëse do t’u vinin argumentet më të mëdha e të pashembullta dhe ata nuk do të besonin. Duhet të jemi të bindur për një fakt shumë të rëndësishëm: jobesimtarët nuk i kanë mohuar mrekullitë që Zoti solli nëpërmjet profetëve se ato ishin të paqarta apo se të linin mëdyshje a ishin të vërteta apo jo. Jo, ata nuk kishin asnjë dyshim në vërtetësinë e atyre shenjave e mrekullive. Profetët sollën prej Zotit aq shumë fakte e argumente, saqë ishin të mjaftueshme për udhëzimin e atyre që kërkonin e synonin udhëzimin. Të gjitha shenjat e Zotit janë të ngjashme, për sa i përket madhështisë dhe mjaftueshmërinë së tyre si fakte për ata që dëshirojnë e synojnë dritën e udhëzimit. Ai që dëshiron dritën e Zotit do ta shohë atë si me njërën mrekulli, ashtu edhe me tjetrën. Ndërsa ai që nuk do që ta shohë dritën, s’ka për ta parë atë, as me njërën e as me tjetrën shenjë e mrekulli që ai kërkon. Duke qenë kështu, moszbritja e shenjave të kërkuara nga jobesimtarët është më e mirë sesa zbritja e tyre; kjo është më e dobishme për të gjithë. Pastaj duhet të mendojmë me kujdes edhe në një fakt tjetër, shumë të domosdoshëm për t’u kuptuar: zbritja e shenjave ka një qëllim ne vetvete, që Zoti na i shpjegon dhe thotë:Shenjat Ne i dërgojmë si paralajmërim (për t'u larguar nga e keqja). -Qëllimi i mrekullive nuk është që ato të prodhojnë besim në zemrat e atyre që i shikojnë dhe, përmes tyre, besimi të bëhet i pashmangshëm. Qëllimi i vërtetë i këtyre shenjave është që njerëzit të frikësohen e të kthehen nga rruga e humbjes e të ndjekin rrugën e drejtë, pra, nënshtrimin për ta adhuruar Zotin përmes ligjit të Tij dhe rrugës së sjellë nga profetët.