الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ عَلَىٰ بَعْضٍ ۖ وَءَاتَيْنَا دَاوُۥدَ زَبُورًا ٥٥
Zoti yt di gjithçka për ato që janë në qiej e në Tokë. Ne i patëm dalluar disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i dhamë Zeburin. -Allahu di për të gjitha krijesat në qiell e në Tokë. Çdokujt ka për t’i dhënë atë që meriton, ashtu siç e ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Me diturinë e urtësinë e Tij, Ai ka vendosur dallime mes tyre si në aspektet fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Po kështu, Ai ka bërë dallime edhe mes profetëve, të cilët i bashkon fakti se janë transmetues të Shpalljes së Tij. Secilin nga ata Ai e ka dalluar me veçori të shumta. Secili nga ata dallohet për moralin e lartë e përshkrime të lavdërueshme, me punë e fjalë të mira. Ai i ka dalluar edhe në drejtim të pasuesve të tyre, të shumtë a të paktë. Disave prej tyre, Allahu i ka shpallur libra të mëdhenj, që përmbajnë ligje dhe norma të besimit të drejtë. Kështu Daudit i dhuroi Zeburin, librin e njohur. Atëherë, duke qenë se Allahu i Madhëruar dalloi shumë profetë më parë dhe disave prej tyre u dhuroi libër e shpallje të qartë, atëherë përse nuk e pranojnë mashtruesit e mohuesit faktin se edhe Muhamedit Allahu i Madhëruar i dhuroi Kur'anin dhe e bëri profet të zgjedhur?!