انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٢

يَوْمَ يَدْعُوكُمْ فَتَسْتَجِيبُونَ بِحَمْدِهِۦ وَتَظُنُّونَ إِن لَّبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا ٥٢

Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat(në Dunja) veçse për pak kohë. -Kur Ai t’ju thërrasë për ringjalljen dhe tubimin para Tij, me t’i rënë surit, ju do t’i përgjigjeni urdhrit të Tij dhe nuk do të mund ta shpërfillni. Allahu përmend një detaj bashkë me faktin që të gjithë do t'i përgjigjen urdhrit të Tij. Ai thotë: bi hamdihi – duke e lavdëruar, siç i takon Atij. Allahu është i lavdëruari për çdo gjë që vepron dhe Ai do t’i shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij njerëzit, kur t'i tubojë para Tij Ditën e Gjykimit. Aq e shpejtë dhe e shkurtër do t’ju duket jeta e kësaj bote dhe kënaqësitë e saj, saqë do t’ju duket sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë. E tillë do të jetë Dita e Gjykimit dhe të tilla do të jenë përjetimet e asaj dite, për të cilën mohuesit thonë: “Kur do të ndodhë ajo?”. Atë ditë, ata do të dëshpërohen e pendohen, dhe në atë gjendje të pashpresë, atyre do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” [Mutafifin 17].