انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤١

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ لِيَذَّكَّرُوا۟ وَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا نُفُورًا ٤١

Ne i sqaruam Argumentet në këtë Kur’an, që ata të kujtojnë, por kjo nuk u shtoi atyre asgjë tjetër, vetëm se largimin(nga e Vërteta). -Allahu i Lartësuar na tregon se në Kur'an ka sjellë një larmi të madhe ligjesh e porosish, duke i sqaruar imtësisht ato. Veç kësaj, Ai ka sjellë fakte dhe argumente të shumta për të vërtetuar kauzën, në të cilën fton krijesat. Këto argumente i përforcon edhe me kujtime të shumta të shpërblimeve e ndëshkimeve, me inkurajime e qortime, në mënyrë që të kujtojnë vazhdimisht atë që u bën dobi e të nxiten për ta pasuar, e të kuptojnë e të përmenden nga ajo që u bën dëm e të largohen e të ruhen prej saj. Megjithatë, shumica e njerëzve refuzojnë dhe nuk dinë gjë tjetër veç largimit nga e vërteta. Kështu ndodh, sepse ata e urrejnë të vërtetën dhe e duan shumë të kotën. Aq shumë e duan dhe e mbrojnë të kotën ku janë zhytur, saqë ajetet e Zotit nuk denjojnë as t’i dëgjojnë. Ndër çështjet që më së shumti Zoti qartësoi është teuhidi, i cili është themeli i besimit të drejtë. Ai urdhëroi për teuhid dhe na ndaloi nga e kundërta e tij, duke sjellë për këtë fakte dhe argumente logjike të shumta. Do të mjaftonin vetëm një pjesë e tyre, që nga zemra e robit të largohej çdo lloj dyshimi e mëdyshje se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave.