انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٧

إِنَّ ٱلْمُبَذِّرِينَ كَانُوٓا۟ إِخْوَٰنَ ٱلشَّيَـٰطِينِ ۖ وَكَانَ ٱلشَّيْطَـٰنُ لِرَبِّهِۦ كَفُورًا ٢٧

Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. - Shejtani i mallkuar na thërret veçse në vepra të ulta e të shëmtuara. Ai e nxit njeriun për koprraci. Nëse njeriu nuk i bindet, atëherë shejtani kthehet në ekstremin tjetër, duke e nxitur për të shpërdoruar. Ndërsa Allahu i Lartësuar urdhëron për vepra të drejta e dobiprurëse dhe për t’u pajisur me cilësi të lavdërueshme. Allahu i Madhëruar i përshkruan robërit e Tij duke thënë: “Janë ata që, kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” [Furkan 67]. Pasi na urdhëroi të shpenzojmë për të afërmit, kur kemi mundësi materiale, Allahu na tregon se si duhet të sillemi kur nuk kemi mundësi t’i ndihojmë materialisht apo financiarisht: