انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٥

رَّبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا فِى نُفُوسِكُمْ ۚ إِن تَكُونُوا۟ صَـٰلِحِينَ فَإِنَّهُۥ كَانَ لِلْأَوَّٰبِينَ غَفُورًا ٢٥

Zoti juaj e di më së miri atë që fshihni brenda shpirtit tuaj. -Zoti juaj vështron të fshehtat tuaja, të mira apo të këqija qofshin. Ai nuk sheh veç punët e dukshme, por vështron edhe atë që gjendet brenda zemrave tuaja, qoftë ajo e mirësi ose e ligë.Nëse jeni bamirës, atëherë(dijeni se)Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen. -Nëse qëllimi juaj është për të kënaqur Allahun dhe nëse synoni ato punë që ju afrojnë tek Ai, kjo dëshmon për mirësinë tuaj. Është e rëndësishme që Allahu të mos shohë në zemrën tuaj qëllime të liga, prandaj mos i lejoni ato që të jenë të vazhdueshme e t’ju zënë rrënjë në zemër. Qëllimi juaj i vazhdueshëm të jetë vetëm Zoti e kënaqësia e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen." Këta janë ata që kthehen drejt Zotit të penduar në çdo kohë dhe gjendje. Nëse Zoti sheh dëshirën tuaj të vazhdueshme për t'u kthyer tek Ai të nënshtruar dhe të penduar, nëse sheh dashurinë për Të dhe për çdo punë që të afron tek Ai, atëherë Ai do t'ju falë dhe mbulojë gabimet tuaja, që janë fryt i natyrës njerëzore. Allahu i fal gabimet kalimtare, që nuk janë të vazhdueshme.