انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٢

لَّا تَجْعَلْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ فَتَقْعُدَ مَذْمُومًا مَّخْذُولًا ٢٢

Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! -Kurrë mos u bëj pjesë e atij besimi që thotë se ndonjë prej krijesave meriton të adhurohet dhe mos i bëj shok Zotit ndonjë nga këto krijesa! Kjo është një vepër e ulët dhe e dënueshme, që sjell veçse poshtërim e ndëshkim. Vetë Allahu i Madhëruar, melekët e Tij dhe të gjithë të dërguarit e Tij e kanë ndaluar idhujtarinë dhe i kanë kërcënuar ashpër ata që bëjnë vepra idhujtarie. Idhujtarët kanë cilësitë më të shëmtuara. Çdo njeri që lidhet me dikë tjetër veç Allahut ka për t’u dëshpëruar dhe do të braktiset nga idhulli i tij. Në varësi të braktisjes së besimit të vërtetë dhe mosmbështetjes tek Zoti do të jetë edhe braktisja dhe dështimi i këtyre njerëzve. Ai që e lidh zemrën me diçka tjetër veç Zotit, ka për t'u lënë në mëshirën e asaj që ia ka dorëzuar zemrën, pra, ka për të përfunduar i pashpresë, i dështuar, i braktisur e pa përkujdesin e Zotit, sepse dihet se asnjë krijesë nuk mund t’i sjellë dobi një krijese tjetër, pa lejen e Zotit. Nga ajeti kuptohet qartë se, çdokush që lidhet me diçka tjetër veç Zotit është i dështuar dhe ka për të mbetur i braktisur dhe pa ndihmën e Zotit. Por kuptohet gjithashtu, se çdokush që ia përkushton fenë, besimin dhe adhurimet me sinqeritet vetëm Allahut dhe e lidh zemrën veçse me Të dhe me askënd tjetër veç Tij, ai ka për të qenë i lavdërueshëm, i ndihmuar e mbështetur nga Zoti, në të gjitha çështjet dhe gjendjet e tij.