الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قُلِ ٱدْعُوا۟ ٱللَّهَ أَوِ ٱدْعُوا۟ ٱلرَّحْمَـٰنَ ۖ أَيًّا مَّا تَدْعُوا۟ فَلَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ وَلَا تَجْهَرْ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتْ بِهَا وَٱبْتَغِ بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا ١١٠
Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin)Er Rahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. -Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.” Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen.E ti mos e ngri zërin(duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të,... - As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur'anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme. Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur'anit ndoshta i bën mohuesit e Kur'anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë:... por kërko mes kësaj një rrugë mesatare. -Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!